Përshkrimi i Pronës

Apartamente per shitje te "GROW GREEN"!
Kompleksi më i ri rezidencial GROW GREEN ndodhet në një nga zonat më të favorshme të Tiranës, në juglindje të qytetit, tek rrethrrotullimi i Saukut, vetëm 4 minuta larg TEG – Tirana East Gate. Autostrada Tiranë–Elbasan kalon pranë kompleksit, duke mundësuar akses të shpejtë dhe të lehtë me qytetin. Vetëm 4.5 km ose rreth 13 minuta nga Sheshi Skënderbej, GROW GREEN ofron balancën perfekte midis afërsisë me qendrën dhe qetësisë që vjen nga jeta larg zhurmës së kryeqytetit.
Ky është vendi ideal për ata që kërkojnë një mënyrë jetese të qetë, por që duan të qëndrojnë afër ritmit të gjallë të jetës urbane.

Pse të zgjidhni GROW GREEN
Avantazhet kryesore:
Mjedis i qetë, i sigurt dhe familjar
Infrastrukturë moderne dhe planifikim bashkëkohor
Akses i shpejtë në rrugët kryesore dhe zonat kryesore të qytetit
Vlerë e lartë investimi dhe cilësi e garantuar jetese

Brenda kompleksit do të ndërtohen:
Apartamente moderne me arkitekturë funksionale dhe ndriçim natyral të bollshëm
Hapësira të gjelbra dhe kopshte relaksi për fëmijë dhe të rritur
Njësi tregtare dhe shërbime për çdo nevojë të përditshme
Parkim i dedikuar për banorët dhe vizitorët
Siguri e vazhdueshme 24/7 me survejim dhe akses të kontrolluar

GROW GREEN – aty ku komoditeti, natyra dhe moderniteti bashkohen në harmoni.

Detajet e Pronës

Referenca: PROALES345
Lloji: Apartment
Statusi New
Website Views 6