Prona disponon. Siperfaqe ndetimi 396 m.
Siperfaqe truall 344 m (me hipotekë).
Ndërtuar në vitin 2017 dhe e ndjekur nga inxhinier ndërtimi. Ka stil spanjoll, "Casa adosada", ku çdo hapësirë ka ndriçim natyral dhe funksionalitet të mirë-menduar. Pronësia është e rregullt dhe e përditësuar.
Të gjitha materialet e ndërtimit janë blerë nga pronari me kujdes maksimal. Ndërtim i sigurt antisizmik që nga themelet. Çatia përfshin beton, tullë qeramikë dhe tjegulla, me rifiniturë mermeri përkufizuese si dhe përgatitje për instalime diellore. Struktura është e armuar.
Terreni është i studiuar për mbrojtje nga faktorët ambientalë dhe për të garantuar intimitet.
Sistem kondicionimi i instaluar Mulit-split.
Dalje kondicioneri në çdo hapësire (e individualizuar), që sigurojnë temperaturë të qëndrueshme 24 orë dhe komoditet në të gjitha ambientet.
Egziston mundësia për instalime oxhakesh njëra nga njesite (apartamente) ka oxhak-gizë, me rifiniture dekorative mërmeri, spresor 3 cm.
Vila organizohet në dy apartamente individuale.
Kati 0: Garazhde te bollshme me nga dy njesi parkimi, secili.
Kati 1: Organizohet nga sallon, ambient gatimi, tualet dhe shkallet interior.
Kati 2: Disponin nga 3 dhoma gjumi secila njesi me ballkone individuale.
Instalime moderne hidraulike, 4 tualete funksionale me kabina dushi, pllaka spanjolle dhe komplete hidrosanitare. Dhomat janë me pllakë qeramikë dhe ambienti i gatimit është i kompletuar.
Instalime elektrike të pavarura, me materiale të cilësisë më të lartë: çelësa ndriçimi cilësor, togëzime në të gjithë shtëpinë, dhe ndërprerës sensibël ndaj çdo avarije në rrjet, etj.
Lokalizimi:
Ndodhet 500 m nga rruga kryesore, pranë Doganës së Re në Sharkë, Vorë.
10 minuta nga aeroporti i Rinasit, përmes rrugës kombëtare Vorë–Shkodër.
15 minuta nga Tirana, përmes autostradës Durrës–Tiranë.
20 minuta nga Durrësi, me autostradë.
Akses i shpejtë në rrugën kryesore dhe shumë afër qytetit me rrugë të asfaltuar dhe të ndriçuar.
Çmimi i prones 380.000 €