blog

Si të ndërtosh një bazë të fortë klientësh si agjent imobiliar

Jetëgjatësia profesionale në tregun imobiliar varet kryesisht nga ndërtimi i një rrjeti të konsoliduar klientësh. Sigurisht kërkesa për pronë sa vjen e rritet dhe kjo nuk është veçse një ndihmesë për çdo agjent të pasurive të paluajtshme. Por, fakti që ka kërkesë të lartë nuk është e mjaftueshme.

Jetëgjatësia profesionale në tregun imobiliar varet kryesisht nga ndërtimi i një rrjeti të konsoliduar klientësh. Sigurisht kërkesa për pronë sa vjen e rritet dhe kjo nuk është veçse një ndihmesë për çdo agjent të pasurive të paluajtshme.

Por, fakti që ka kërkesë të lartë nuk është e mjaftueshme. Për të pasur sukses si profesionist në këtë treg kaq konkurrues dhe për të formuar një bazë të fortë klientësh, duhen ndjekur disa strategji.

 

Njihni tregun 

Qëndroni të informuar mbi tregun imobiliar në Shqipëri dhe studioni demografinë, të ardhurat dhe stilin e jetesës së popullsisë. 

Herë pas here përditësohuni mbi luhatjet e vlerave të pronave, qerave, tendencat e fundit dhe lagjet ku  kërkesa për pronë është më e lartë.


Social Media 

Në kohërat e sotme, prezenca në rrjetet sociale është e domosdoshme.

Krijoni faqen tuaj web dhe tregohuni sa më trasparentë. Përfshini listimet e pronave që keni në ngarkim, shërbimet që ofroni dhe më e rëndësishmja përfshini dhe dëshmi reale të klientëve tuaj.

Optimizoni faqen tuaj që të shfaqet në krye të motorëve të kërkimit (SEO) për të tërhequr klientë potencialë që kërkojnë shërbime imobiliare në Shqipëri. Gjithashtu, është mirë të mbani profil aktiv në platformat si Facebook, Instagram dhe LinkedIn për t'u angazhuar me një audiencë më të gjerë.

 

Network 

Merrni pjesë në aktivitete apo konferenca të ndryshme në vend, për të rritur vizibilitetin tuaj dhe për të krijuar lidhje me biznese, institucione apo bashkëpunëtorë potencialë në fushën e industrisë imobiliare. 

 

Klienti përpara të gjithëve 

Disponibiliteti juaj në çdo kohë dhe komunikimi i qartë gjatë gjithë procesit të blerjes ose shitjes rrit besueshmërinë tuaj tek klienti. Mundohuni të personalizoni shërbimet tuaja sipas kërkesave të secilit klient. 

 

Merrni pjesë në trajnime  

Merrni pjesë në kurse, trajnime dhe seminare të ndryshme. Trajnohuni edhe mbi aspekte të tjera si ato ligjore, gjithmonë në lidhje me tregun imobiliar në Shqipëri.

 

Mos harroni, në këtë industri, ndërtimi i besimit tek klienti dhe ekspertiza e çdo agjenti imobilar janë aspekte që shkojnë krah për krah. Ndaj vendosni në praktikë këto këshilla, që do t’ju ndihmojnë drejt suksesit tuaj në botën e larmishme të pasurive të paluajtshme.

Fjale Kyce