Kur flasim për mundësitë e investimit, pasuritë e paluajtshme janë prej kohësh themeli i ndërtimit të një pasurie. Nga pronat me qera tek sipërmarrjet tregtare, potenciali për të gjeneruar fitime të konsiderueshme nga këto investime është i pamohueshëm. Megjithatë, të jesh pjesë i këtij peizazhi
Kur flasim për mundësitë e investimit, pasuritë e paluajtshme janë prej kohësh themeli i ndërtimit të një pasurie. Nga pronat me qera tek sipërmarrjet tregtare, potenciali për të gjeneruar fitime të konsiderueshme nga këto investime është i pamohueshëm.
Megjithatë, të jesh pjesë i këtij peizazhi kompleks kërkon më shumë sesa thjesht kapital; kërkon largpamësi strategjike dhe vendimmarrje të mirëmenduar.
Për të investuar me zgjuarsi në pasuri të paluajtshme, duhet të adoptohet një qasje e gjithanshme, që do të thotë të bëhen shumë kërkime, të përllogariten rreziqet dhe të adoptohet një sy i mprehtë në lidhje me tendencat e tregut.
Po përsa i përket strategjive?
Vendimet më të mira, merren duke pasur çdo njohuri të mundshme. Para se të nisni blerjen e pronës, fillimisht merrni njohuri mbi tipologjitë e pronave, metoda të ndryshme investimi, kryeni biseda dhe mësoni nga eksperienca e investitorëve të tjerë.
Zgjidhni atë rrugë që ju duket më e saktë. Kërkoni fitime të menjëherëshme apo stabilitet afatgjatë? Jeni të interesuar për të ardhurat nga qeratë apo nga vlerësimi i pronës? Në momentin që kuptoni se cilat janë qëllimet tuaja, atëherë është më e lehtë të krijoni një strategji fitimi të mirëfilltë.
Vihuni në rolin e ‘detektivit’. Një investim i suksesshëm në pasuri të paluajtshme është i mundur nëse njiheni më së miri me dinamikën e tregut lokal. Mbani nën vëzhgim lagjet që kanë potencial rritjeje dhe zhvillimi. Shikoni çfarë shitet më së shumti, sa janë qeratë apo tregues të tjerë, që të krijoni një panoramë më të saktë të tregut.
Bëni disa përllogari. Mos ecni me hamendje! Kuptoni marzhin e fitimit, shpenzimet e mirëmbajtjes, taksave dhe sigurimeve. Në fund sigurohuni që llogaritë të jenë në interesin tuaj dhe investimi t’ja vlejë.
Diversifikoni investimet tuaja. Në vend që të vendosni të gjitha paratë tuaja në një lloj prone, investoni më mirë në prona të ndryshme, si: shtëpi, apartament, zyrë etj. Kjo shumëllojshmëri ju mbron pak më shumë nga luhatjet e tregut.
Tregohuni vigjilentë. Tregu i pasurive të paluajtshme zhvillohet vazhdimisht, si pasojë e kushteve ekonomike, politikat e qeverisë dhe ndryshimet demografike. Të pasurit një plan B, është e domosdoshme dhe ju hyn në punë nëse diçka nuk shkon ashtu siç e kishit parashikuar.
Rrethohuni nga një ekip i besuar. Profesionistët e pasurive të paluajtshme: agjentët, ndërmjetësit, avokatët, kontraktorët, të gjithë janë burim i besuar njohurie. Kjo mbështetje do t’ju çojë përpara drejt investimit të suskesshëm.
Durimi, është virtyt. Është çelësi që do t’ju hapë shumë dyer, sidomos kur kemi të bëjmë me një treg fitimprurës siç është investimi në pasuri të paluajtshme. Evitoni marrjen e vendimeve impulsive të bazuara në emocione ose luhatje afatshkurtra të tregut.
Mos harroni t'i qaseni çdo mundësie investimi me kujdes dhe maturi, duke ndjekur dhe këshillat e profesionistëve, nëse është e nevojshme.