Si ndikon vendndodhja në vlerën e pronës?
Kur bëhet fjalë për pasuritë e paluajtshme, një nga faktorët kryesorë që ndikon në vlerën e pronës është padyshim vendndodhja, si në shitje ashtu dhe në blerje. Pasi analizojmë sesi pozicioni fizik i një prone ndikon në vlerën e saj, mund të zhvillojmë më pas një strategji të saktë investimi.
Facilitetet përreth pronës
Pronat që ndodhen pranë objekteve si shkollat, spitalet, qendrat tregtare dhe objektet e transportit shpesh kanë çmime më të larta. Kjo për shkak të komoditetit që ofron afërsia me këto facilitete.
Kërkesa a lartë
Kur një lagje e caktuar ka kërkesë të lartë për shkak të faktorëve të tillë si: shkalla e ulët e krimit, rrugët e mirëmbajtura dhe aksesi në parqe apo hapësira të gjelbra, është një tjetër faktor ndikues që rrisin vlerën e pronave që ndodhen aty. Për këtë arsye edhe Ales Real Estate qëndron në krah të tendencave të tregut lokal, duke identifikuar ato lagje që kanë potencial të lartë zhvillimi.
Peizazhi ka rëndësi?
Pronat që ofrojnë pamje mahnitëse ose ndodhen në afërsi të atraksioneve natyrore shpesh kanë çmime më të larta. Kryesisht shtëpitë që ndodhen afër liqenit, detit, malit apo ofrojnë pamje interesante të qytetit, kanë vlerë më të lartë.
Dinamika e kërkesë-ofertës
Dinamika e ofertës dhe kërkesës ndryshon sipas vendndodhjes dhe ndonjëherë ndikon në vlerën e pronës. Në zonat me kërkesë të lartë por ofertë të kufizuar, çmimet priren të rriten. Në të kundërt, në tregjet e mbingopura, çmimet nuk lëvizin, mundësisht bien.
Ekonomia lokale dhe mundësitë e punësimit
Afërsia me qendrat e punësimit apo bizneset në një zonë të caktuar, bën që njerëzit shpesh të duan të jetojnë afër vendit ku punojnë, për të minimizuar kohën dhe shpenzimet e transportit. Si rezultat, në këto zona priret të ketë rritje të kërkesës, faktor që ndikon në rritjen e vlerës e pronës.
Roli i Ales Real Estate
Më shumë se sa një veçori, vendndodhja e një prone është përcaktues i rëndësishëm i vlerës së saj. Prandaj që prej vitit 2022 kemi vlerësuar dhe analizuar këtë aspekt, duke bërë të mundur që pronat në listën tonë:
Të ndodhen në zona me potencial të madh zhvillimi
Të ndodhen në zona me perspektiva të mira pune
Të ndodhen afër faciliteteve të ndryshme
Të plotësojnë kushtet jetësore të klientëve.
Duke i dhënë përparësi këtyre faktorëve, ne synojmë t'u ofrojmë klientëve tanë prona që jo vetëm plotësojnë nevojat e tyre, por gjithashtu kanë potencial investimi afatgjatë.