blog

Si është një ditë produktive në Ales Real Estate?

Tre janë elementët që përcaktojnë suksesin e një agjensie të pasurive të paluajtshme. Dhe jo nuk është fati. Është kënaqësia e klientit, këmbëngulja dhe produktiviteti.

Si është një ditë produktive në Ales Real Estate?

Tre janë elementët që përcaktojnë suksesin e një agjensie të pasurive të paluajtshme. Dhe jo nuk është fati. Është kënaqësia e klientit, këmbëngulja dhe produktiviteti.

Nuk është thjesht përmbushja e një liste me detyra, por energjia, efikasiteti dhe vendosmëria më të cilat kryhen ato.

Ky artikull është për ju që jeni kuriozë të dini se si është të punosh për një ditë në këtë industri.

Prioritetet e ditës

Dita nis me agjentët që mblidhen për një takim të shkurtër për të folur mbi prioritetet e ditës. Më pas me mjetet e tyre të punës, secili vazhdon me detyrat përkatëse.

Planifikimi 

Për ekipin e agjentëve imobiliar, gjithçka ka të bëjë me hulumtimin dhe zgjerimin e rrjetit të pronave në vend. Ata planifikojnë prezantimin e pronave tek klientët dhe procedojnë  për të lënë takimin me ta. Çdo komunikim është një mundësi për të shfaqur aftësitë e tyre profesionale dhe për të adresuar shqetësimet e klientëve.

Administrimi 

Ndërkohë, grupi administrativ punon më së shumti në prapaskenë, duke ofruar mbështetje dhe duke u siguruar që puna po ecën siç duhet. Gjithashtu merret me menaxhimin e dokumenteve, koordinimin e mbledhjeve dhe përditësimin e listave të pronave në database dhe social media.

Prezantimi i Pronave

Teksa orët ecin, ritmi në Ales Real Estate është i njëjti si në nisje të ditës. Prezantimi i pronave kryhet me profesionalizëm dhe agjentët udhëzojnë klientët në procesin e blerjes ose shitjes. Negociatat gjithashtu drejtohen me mjeshtëri, duke synuar arritjen e rezultateve më të mira.


Çdo klient trajtohet me kujdes dhe vëmendje maksimale duke iu ofruar zgjidhja më e përshtatshme.

Kjo është pra një ditë produktive në Ales Real Estate, një ditë që përfundon me marrëveshje të mbyllura, klientë të kënaqur dhe qëllime të arrira.

Fjale Kyce