blog

Më mirë të investosh në një pronë të re apo të vjetër?

Kur bëhet fjalë për investime në pasuri të paluajtshme, një nga dilemat më të mëdha që mund të hasni është nëse është më mirë të investoni në një pronë të re apo të vjetër.

Kur bëhet fjalë për investime në pasuri të paluajtshme, një nga dilemat më të mëdha që mund të hasni është nëse është më mirë të investoni në një pronë të re apo të vjetër. 

 

Të dy opsionet kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre por me një krahasim të shpejtë, të cilin do shtjellojmë më poshtë, ju do të keni një pasqyrë më të qartë se cili është investimi më i mirë për ju.

 

Aspektet pozitive të një prone të re 

 

  • Pronat e reja shpesh vijnë të arreduara me pajisjet më të fundit, duke reduktuar nevojën për ndryshime apo përmirësime. 

  • Kosto më të ulëta mirëmbajtje. Gjithçka është krejt e re, kështu që ka më pak gjasa për riparime të mëdha në të ardhmen.

  • Ndërtesat e reja zakonisht janë më efikase në energji, që do të thotë kostoja e faturave është më e ulët.

  • Shumë prona të reja vijnë me garanci të cilat mbulojnë probleme të ndryshme, sidomos gjatë viteve të para.

 

Aspektet Negative

 

  • Pronat e reja priren të jenë më të shtrenjta. 

  • Çmimet shpesh janë të fiksuara nga ndërtuesi, duke lënë pak hapësirë ​​për negociata.

  • Pronat e reja mund të ndodhen në zona me potencial zhvillimi, të cilat akoma nuk janë shumë të kërkuara, në krahasim me pronat në zona më të njohura. 

 

Aspektet pozitive të një prone të vjetër

 

  • Pronat e vjetra shpesh kanë veçori unike arkitekturore dhe historike.

  • Këto prona zakonisht ndodhen në zona të njohura, të zhvilluara, me gjelbërim dhe me rrugë të mirëmbajtura.

  • Shtëpitë e vjetra mund të blihen me një çmim më të ulët dhe të rinovohen për të rritur vlerën e tyre.

  • Shpesh ka më shumë fleksibilitet në negocimin e çmimit të blerjes.


 

Aspektet Negative

 

  • Kosto më të larta mirëmbajtje dhe nevojë për riparime.

  • Këto prona mund të mos jenë aq efikase në energji, duke u përkthyer në fatura më të larta në fund të muajit.

  • Mund të kenë probleme që nuk janë menjëherë të dukshme, si sistemet hidraulike ose elektrike të vjetruara.

 

Zgjedhja midis një prone të re dhe të vjetër varet si gjithmonë nga prioritetet dhe strategjia e investimit që ju keni në mend. Shpresojmë që ky atikull t’ju ketë sqaruar sado pak idetë tuaja. Jemi të sigurt që do të bëni zgjedhjen e duhur.

Fjale Kyce