Property Description

Vila dhe Apartamente në Shitje tek “Blin Residence”

“Blin Residence” është një kompleks modern banimi që ofron vila dhe apartamente ekskluzive, të projektuara me kujdes për të përmbushur standartet më të larta të jetesës bashkëkohore.
Pozicionuar pranë Liqenit të Farkës, kompleksi kombinon qetësinë e natyrës me afërsinë me qendrën e Tiranës, duke ofruar një balancë perfekte mes relaksit dhe komoditetit urban.

Rreth Rezidencës
“Blin Residence” është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një jetesë të qetë, komode dhe luksoze, larg zhurmës së qytetit, por pranë të gjitha lehtësive dhe shërbimeve kryesore.
Arkitektura elegante dhe planifikimi funksional krijojnë një ambient të ngrohtë, të sigurt dhe estetikisht të këndshëm për çdo familje.

Cilësi dhe Komfort
Në “Blin Residence”, çdo detaj ka rëndësi.
Vilat dhe apartamentet ndërtohen me materiale të standarteve europiane, duke garantuar cilësi, qëndrueshmëri dhe efikasitet energjetik.
Banorët do të përfitojnë një jetesë të sofistikuar dhe funksionale, ku dizajni modern ndërthuret me rehatinë e përditshme.

Facilitete & Siguri
Kompleksi ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe hapësirash të përbashkëta:
Hapësira të gjelbra dhe ambiente rekreative
Pishina dhe palestra individuale
Shërbime mirëmbajtjeje dhe pastrimi
Sistem sigurie 24 orë në ditë
Gjithçka që ju nevojitet për të jetuar me paqe, komoditet dhe stil.

Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në rezidencë, kontaktoni ekipin tonë.
Investoni në cilësi, elegancë dhe qetësi – “Blin Residence”, aty ku fillon shtëpia juaj ideale.

Property Details

Reference: PROALES344
Type: Apartment
Status New
Website Views 2